Ne intervistën 60 sekonda në Prive u përgjigj basketbollisti Dardan Berisha, i cili njihet një prej basketbollistëve më të mirë në vend.
Ai tha se është me Sali Berishën për shkak të mbiemrit derisa tha se tifozët e qetë nuk i duron.
Beson se është basketbollisti më i paguar në vend derisa më së shumti e merr malli për prindërit.
Nuk do të bënte gjithçka për dashuri por vetëm "plot sene", por çka i thotë ai të dashurës kur ajo e refuzon në shtrat.
"A ndodh ajo a? S'ndodh", u përgjigj ai duke qeshur.