Sunday, November 2, 2014

Stresi imiton Noizyn?

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është duke xhiruar skenat e videoklipit të ri me titull ‘’Ushtari i rrugës’’. Stresi këtë herë vjen në bashkëpunim me Lonin, një reper kosovarë jo edhe aq i njohur për publikun e gjërë.

Në një nga skenat e videoklipit të këngës ‘’Ushtari i rruges’’, Stresi do të shfaqet duke boksuar në rrugë, njejtë siç bënte Noizy dikur.

Videoklipi në fjalë pritet të lansohet së shpejti. /Indeksonline/