Monday, October 20, 2014

Provoni diçka të re jashtë krevatit

Provoni diçka të re, por 'jashtë krevatit', thonë ekspertët britanik. Nëse bëni diçka të re, si për shembull një udhëtim bashkë, nivelet e dopaminës dhe testosteronit rriten.

Ky fakt përkthehet ndryshe, me rritje të dëshirës për seks. Por ekspertët mendojnë se edhe thjeshtë kujtimet mund ta rizgjojnë shkëndijën e fillimit.
Thjeshtë, bëhuni nostalgjikë për atë natën ‘e çmendur’ që kaluat dikur bashkë. Ndërsa në krevat, sipas terapistëve, e rëndësishme është të prekeni kudo! Merrni kohën e duhur, prekni njëri-tjetrin, ledhatohuni, pa menduar si fillim për seksin.
Jo gjithçka mund të përkthehet në orgazëm, njësoj si në kohët e fillimit, kur jetën tuaj seksuale nuk e kishit lënë të drejtohej automatikisht.