Reperi i grupit Tingulli 3nt, Agon Sylejmani, ka qenë viktimë e një plaçkitje të armatosur në rrugën e kombit.
Sipas informacioneve, plaçkitja e armatosur ndaj reperit të Tingulli 3nt ka ndodhur në rrugën e kombit, më saktësisht në Milot.
Hip hop ylli i Babastars ka qenë vetëm me bashkëshorten e tij, dhe plaçkitësit ia kanë marrë veturën, të gjitha gjësendet me vlerë dhe dokumentacionin, të gjitha këto nën kërcënimin e armëve, ka shkruar Telegrafi.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, por me vonesë, pasi që plaçkitësit janë larguar në drejtim të panjohur.
Për portalin në fjalë lajmin e ka konfirmuar Dekorim Sahiti, i cili po ashtu tha se reperi dhe bashkëshortja e tij janë shëndoshë e mirë.