Monday, October 20, 2014

Ushqimet që ndihmojnë për të parandaluar tumorin e gjirit

Ushqimet që ndihmojnë për të parandaluar tumorin e gjirit

Fruta dhe perime të stinës, por edhe çaj jeshil dhe peshk. Çfarë të sjellim në tavolinë për të qenë në shëndet të plotë.Ushqyerja luan një rol shumë të rëndësishëm për mirëqenien tonë, qoftë fizike ashtu dhe mentale dhe padyshim ka disa ushqime që ndihmojnë trupin për të parandaluar patologji të çdo lloji. Të adaptosh një stil jete aktive, që përfshin një diete të varfër me yndyra të hidrogjenuara dhe pak sport, por cilat janë ushqimet më teë mira për të parandaluar shfaqjen e kancerit të gjirit?
Gjethet jeshileLakër, lulelakër, brokoli, lakër Brukseli bëjnë pesë neë llojin e perimeve. Furnizojnë organizmin tonë me antioksidante, Vitamine C, acid folik, potas dhe fibra, të gjitha substanca të rëndësishme për mirëqenien tonë. Perimet me gjethe jeshile si spinaqi, rukola por edhe majdanozi, borziloku, bishtat e qepëve, nenexhiku etj kanë të njëjtat cilësi por edhe hekur, kalcium, magnez dhe vitamine K.
Çaji jeshilPolifenolet, shumë aktiv dhe prezent në çajin jeshil, ndihmojnë për të luftuar akumulimet e radikaleve të lira përgjegjëse për neoplasi. Një filxhan çaj jeshil ndihmon jo vetëm për të ulur urinë por edhe për të parandaluar tumoret.
SojaSoja është e pasur me izoflavon, substancë kjo që ndihmon për të parandaluar tumoret, osteoporozën dhe sëmundjet kardiovaskulare.
PeshqitSardele, levreku, salmoni janë të pasur me omega 3, peshq këto që duhen të konsumohen tre herë në javë. Peshqit përmbajnë përveç omega 3 edhe vitamina dhe kripëra minerale si kalcium, hekuri, fosfor, jod, magnez, potas, bakër, selen, Vitamine A, D dhe vitamina të grupit B.
KungulliI varfër në yndyra dhe kalori, i përshtatshëm për çdo recete, kungulli është një koncentrat hekuri, kalciumi, antioksidant në gjendje për të parandaluar neoplasi dhe sëmundjet kardiovaskulare.
ArratJanë te pasura me omega 3, fibra, Vitamine B dhe E, selen, kalcium dhe magnez, ekspertet këshillojnë tre arra në ditë arrijnë të furnizojnë me substanca në gjendje për të parandaluar shumë patologji patologji duke përfshirë dhe kancerin e gjirit.
Vaji i ulliritPolifenolet prezent në vajin e ullirit përforcojnë sistemin imunitar dhe pengojnë formimin e neoplazive.
Frutat e freskëta te stinësFrutat e stinës nuk kanë kundër ndikime për askënd, as për ato që mbajnë një dietë rigoroze. Përmbajnë një sasi të konsiderueshme vitaminash, kripëra minerale, sheqerna të mirë dhe antioksidante. Frutat e freskëta janë perfekte për të thyer urinë, akoma më mirë nëse shoqërohen nga një grusht me fruta të thata dhe një filxhan çaj jeshil.